Telegrafi

Zjarri dogji gjithçka që kishte, mendjen e kishte te provimi! (Foto)

Ines Alves humbi gjithçka që kishte, pasi zjarri masiv kaploi Kullën “Grenfell” në Londër, por ajo shkoi të nesërmen që t’i nënshtrohet provimit në shkollë.

Adoleshentja 16-vjeçare ka qenë në rrobe të thjeshta kur iku nga banesa, por ia doli të merrte telefonin dhe librin e kimisë, transmeton Telegrafi.

Ndërtesa që u dogj në tërësi…

“Babai ka qenë duke ardhur nga puna, kur ka parë se ndërtesa është kapluar nga flakët. Derisa ka ardhur në katin e 13-të, gjendja ishte përkeqësuar”, ka thënë Alves lidhur me rastin.

Pasi që kishte mësuar për një kohë të gjatë, ajo nuk ka dashur të humbte provimin me të cilin merr drejtimin e dëshiruar në shkollën e mesme.

“Jam përkushtuar për kohë të gjatë, dua të studioj kiminë. Jeta vazhdon dhe dua të bëj më të mirën”, është shprehur ajo duke besuar se ia ka dalë ta kalonte me rezultat pozitiv. /Telegrafi/