Telegrafi

Zjarri djeg shtatë zyra të fabrikës ”Teteks” në Tetovë

Ilustrim

Një zjarr i madh ka kapluar fabrikë ”Teteks” në Tetovë rreth orës 16 e gjys dhe ka djegur shtatë zyra administrative të kësaj fabrike, transmeton Telegrafi Maqedoni nga SkyVesti.

Gjatë shuarjes së zjarrit me lëndime të lehta ka mbetur një zjarrfikës i cili është trajtuar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pastaj është lëshuar në shtëpi për mjekim të mëtejshëm.

Gjithashtu, para tre ditëve zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale në një fermë pulash në fshatin Çellopek ku janë djegur disa pjesë druri të fermës dhe një eskavator./Telegrafi/