Telegrafi

Zjarri djeg 20 shtëpi në Santa Barbara të SHBA-së

Rënia e temperaturave do të sjellë lehtësim për zjarrëfikësit që po luftojnë me zjarrin që ka përfshirë Kaliforninë, por rënië nuk do të ketë deri në fund të javës së ardhshme, ka deklaruar Shërbimi Kombëtar i Motit.

“Duke filluar nga e hëna, do të kemi një rënië të ngadaltë. Sot do të jetë një ditë e nxehtë dhe e thatë”, tha Jim Hayes nga agjencia dhe shtoi ai duke theksuar se sa e vështirë do të jetë kjo fazë për fikjen e zjarrit, përcjell Telegrafi.

Banorët e Santa Barbara kanë shpallur situatë të jashtëzakonshme, pas shkatërrimit të 20 shtëpive nga zjarri, duke shtyrë banorët të evakuohen.

Rreth 2,000 njerëz ikën nga shtëpitë e tyre si dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.

Mbi 500 zjarrfikës, nga Santa Barbara dhe i gjithë rajoni, duke përfshirë San Luis, janë duke luftuar zjarrin, së bashku me mbështetjen e më shumë se 30 pajisjeve zjarrëfikëse. /Telegrafi/