Ekipet e zjarrfikësve në Wichita të Kansasit, kanë arritur të shpëtojnë disa persona, përfshirë një vajzë të cilën e befasoi zjarri në një ndërtesë kolektive.
Disa orë më vonë, kjo njësi e zjarrfikësve ka publikuar videon e filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e një zjarrfikësi, ku shihet se si ndërtesa ishte përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.
“Kemi hapur një prej dyerve që po digjej nga zjarri dhe hasëm në dy fëmijë dhe nënën e tyre, që ishin shumë të frikësuar që kishin ngecur brenda”, ka thënë kapiteni Chad Cock.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur t’i shpëtojnë banorët e këtij kompleksi në një afat kohor prej dy minutash, me të mbërritur në vendin e ngjarjes.
Për fat të mirë nuk ka pasur viktima, e katër banorët dhe dy zjarrfikësve kanë pësuar lëndime të lehta derisa po tentonin t’i shpëtonin zjarrit.
Në anën tjetër, hetuesit thonë se dëmet materiale kapin vlerën e mbi 250.000 dollarëve. /Telegrafi/