Telegrafi

Zjarri, 2 milionë euro dëme fabrikës së ujit

"Nga zjarri që ka shpërthyer në repartin numër 2 të prodhimit janë shkatërruar në tërësi reparti i prodhimit të ujit, diosksid karbonit, fryrjes së shisheve dhe është dëmtuar ai i përgatitjes së ujit", ka deklaruar Reshani.

Sipas tij nga ky zjarr ka shpëtuar vetëm pjesa e administratës pasi repartet e tjera në fabrikë ose janë shkatërruar tërësisht, ose janë dëmtuar në atë masë që vështirë mund të jenë funksionale.

Ndërkaq, Izer Salihu, inspektor për preventivë ndaj zjarrit, ka thënë se me t’u lajmëruar, zjarrfikësit në Viti kanë dal në vend të ngjarjes dhe baskë me përforcimet që kanë ardhur nga Ferizaj dhe Gjilani, pas disa orëve ka arritur të parandalojë përhapjen e zjarrit në pjesë tjera të fabrikës.

"Sipas ekspertizave të para, të bëra në vendngjarje si dhe intervistat me personelin e fabrikës, dyshohet se ky zjarr ka ardhur si pasojë e defekteve në rrymën e elektrike", ka thënë Salihu./gazetaexpress/