Tymi në më shumë vendeve në fushat e fushës, e cila u regjistrua nga kamera e televizionit “Telma”, është rezultat i zjarreve të qëllimshme të shkaktuara nga bujqit. Ata pas korrjes së fushave në vjeshtë, mbetjet e bimëve dhe frutave, barit i marrin dhe i djegin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Tetovë, thonë se në këtë periudhë të vitit ata kryesisht reagojnë ndaj zjarreve të hapura, ndërsa ka rrezik se zjarri mund të transferohet në zonat tjera bujqësore.
Djegja e kashtës në fusha është rreptësisht e ndaluar me ligj. Nga Agjencia për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë thonë se mbetjet organike mund të përdoren nga fermerët në vend që ta djegin atë.
Nga Ministria e Mjedisit Hapësinor thonë se kompetent për takat bujqësore është inspektorati bujqësor, nga ku deri më tani nuk kemi marr ndonjë përgjigje se çka ndërmarrin për djegien e kashtës dhe nëse ata kontrollojnë fushat e pollogut./Telegrafi/