Telegrafi

Zjarrfikësve iu doli shumë punë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një kompleksh apartamentesh në ndërtim në Las Vegas

Dhjetëra njësi të Departamentit të Zjarrfikësve në jugperëndim të Las Vegasit janë përgjigjur të martën pasdite (sipas kohës lokale) pasi një zjarr i madh shpërtheu në një kompleks apartamentesh në ndërtim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me të mbërritur, shefi i batalionit thirri alarmin e dytë për shkak të volumit të zjarrit në vend.

Kështu, ekuipazhet kanë luftuar për një kohë të gjatë me zjarrin dhe janë përpjekur të kufizojnë ekspozimin ndaj pronave përreth.

Dëshmitarët i thanë FOX5 se dëgjuan zhurma të forta kur filloi zjarri ndërkohë që erërat e forta ndihmuan zjarrin.

Për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë të lënduar ndërkohë që supozohet se zjarri ka mundur të ketë nisur në çati ose në katin e sipërm, por shkaku mbetet nën hetim. /Telegrafi/