Dhjetëra njësi të Departamentit të Zjarrfikësve në jugperëndim të Las Vegasit janë përgjigjur të martën pasdite (sipas kohës lokale) pasi një zjarr i madh shpërtheu në një kompleks apartamentesh në ndërtim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me të mbërritur, shefi i batalionit thirri alarmin e dytë për shkak të volumit të zjarrit në vend.
Kështu, ekuipazhet kanë luftuar për një kohë të gjatë me zjarrin dhe janë përpjekur të kufizojnë ekspozimin ndaj pronave përreth.
Dëshmitarët i thanë FOX5 se dëgjuan zhurma të forta kur filloi zjarri ndërkohë që erërat e forta ndihmuan zjarrin.
Për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë të lënduar ndërkohë që supozohet se zjarri ka mundur të ketë nisur në çati ose në katin e sipërm, por shkaku mbetet nën hetim. /Telegrafi/