Telegrafi

Zjarrfikësja pretendon se ishte pushuar nga puna për postimin e fotove provokuese në Instagram

Një zjarrfikëse në Montana po hedh në gjyq ish-departamentin e saj pasi u largua nga puna.

Presley Pritchard, një ish-zjarrfikëse u largua nga puna, për arsye se ka postuar foto shumë provokuese në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Telegrafi.

Pritchard, e cila promovon stilin e jetës së saj të fitnesit në Instagram tek 113,000 ndjekësit e saj, tha që asaj iu kërkua nga zyra e zjarrfikësve të hiqte postime të caktuara që e shfaqnin me veshje provokuese në stërvitje dhe uniformën e saj të zjarrfikësve.

Në faqen e saj, Pritchard, e cila është gjithashtu një trajner personal, shpesh ndan video nga vetë duke punuar në palestër, dhe duke qëlluar me armë.

Një anëtar i bordit kishte marrë një email nga një “taksapagues i shqetësuar” në lidhje me fotot në Instagram të Pritchard.

Kryetari i bordit arriti në përfundimin se ajo nuk bëri asgjë të keqe, por bordi u pajtua që ajo në të ardhmen të krijojë një politikë të mediave sociale. Megjithatë, asnjë politikë e tillë nuk ishte zhvilluar kurrë.

Kur Pritchard u kthye në punë në 15 gusht 2009, pasi mori një pushim mjekësor pesë-javor për të kryer operacionin, ajo u pushua nga puna. Në një ankesë juridike të ngritur kundër departamentit, ajo tani po kërkon dëmshpërblim për pagat e humbura, kohën dhe stresin emocional që e bëri atë të kërkojë trajtim mjekësor.

“Disa punonjës meshkuj në departament kanë fotografi të veten në uniformë dhe pjesëmarrje para kamionëve të zjarrit dhe departamentit në llogaritë e tyre në median sociale”, thuhet në ankesën e Pritchard.

Shefi Craig Williams iu përgjigj ankesës së Pritchard, duke thënë se departamenti punësoi një hetues të pavarur për të shqyrtuar pretendimet e saj. Hetimi, tha ai, nuk gjeti prova të keqbërjes nga departamenti.

Pritchard tha se ajo ishte kontaktuar nga një hetues i cili iu drejtua avokatit të saj. Ajo kurrë nuk u intervistua nga hetuesi, tha ajo. /Telegrafi/