Por, ka raste që mund të mos mbërrijnë në kohë në vendin ku ka rënë zjarri dhe gjithçka shkrumbohet.
Në internet është publikuar një video e regjistruar nga një kamera e vendosur në një urë në Vladivostok të Rusisë, ku duket një zjarrfikëse e cila shkel çdo rregull të qarkullimit rrugor, duke kaluar mbi rrethrrotullim.
Kjo pasi shpejtësia ishte e madhe dhe ishte e pamundur për të manovruar. Apo dëshira e madhe për të arritur në vendin ku kishte rënë zjarri sa më shpejt, e detyroi shoferin e zjarrfikëses të kalonte mbi rrethrrotullim.
Por këtë herë çdo gjë i shkoi mirë, pasi bordura ishte e kalueshme dhe fatmirësisht nuk pati edhe automjete të tjera.
Gjithashtu kalimi në mënyrë të parregullt i dha më shumë kohë për të shkruar në vendngjarje sa më shpejt.