Site icon Telegrafi

Zjarrfikësja dëshiron të bëhet miss

Rebecca Jewell është shtyrë nga nëna e saj të marr pjesë në garën për kurorën e bukurisë. Ajo është femra e vetme në njësinë e zjarrfikësve në Cardiff. Jewell ka filluar punën menjëherë pasi që i ka bërë 18 vjet. Pranon se bëjnë shaka me të për shkak të garës së bukurisë.

“Më thonë se mund të vishem më së shpejti prej të gjithëve. Por, këtë e kam punë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se pa marrë parasysh shakave, kolegët e saj e mbështesin për garën rajonale të bukurisë.

Ka vendosur të paraqitet sepse disa dyshojnë se nuk mund të fitojë.

“E tillë jam! Nëse dikush më thotë se nuk mundem të bëj diçka atëherë nuk mund të mos e dëshmoj se mundem”, ka shtuar bukuroshja nga Uellsi.

Duke pranuar se është paksa mashkullore, Rebecca dikur ka luajtur ragbi në ekipin e femrave në Caerphill. Kryesisht nuk del vikendeve dhe as nuk vesh fustane elegante e take.

“E adhuroj punën time dhe planifikoj ta bëj tërë jetë. Nuk e kam shumë të rëndësishme nëse do të fitoj garën e bukurisë apo jo”, ka përfunduar ajo.

Exit mobile version