Telegrafi

Zjarrfikësit

Thërret biondina zjarrfikësit në telefon dhe ashtu krejt e frikësuar thotë:
– Ju lutem, ejani shpejt, tek unë në banesë ka shpërthyer zjarri, po më digjet banesa!!!
Zjarrfikësi:
– Mirë zonjë, qetësohuni dhe më tregoni se si të vijmë deri tek ju!
Biondina:
– Po me atë kamionin e madh të kuq!