Kali që kishte rënë në një gropë septike në West Sussex të Anglisë, është shpëtuar me vështirësi nga zjarrfikësit.
Ata kaluan katër orë, derisa e nxorën prej ujit të ndotur që ishte i thellë rreth një metër, transmeton Telegrafi.
“Përpjekjet për të dalë vet, e kanë lënë të lodhur dhe të pafuqishëm, andaj nuk ishte aspak bashkëpunues”, ka thënë kryesuesi i brigadës shpëtuese.
Megjithëse ishte i mbuluar me papastërti dhe kutërbonte, kali nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz. /Telegrafi/