Telegrafi

Zjarrfikësit u kthehen protestave

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se do t’u kthehet protestave, për shkak të mos realizimin e kërkesave të tyre nga institucionet qeveritare.

Sindikata e Zjarrfikësve ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, në zyrat e BSPK-së do të organizohet një konferencë për shtyp ku do të informohet publiku dhe institucionet lidhur me vendimet dhe qëndrimet e Sindikatës së Zjarrfikësve që të fillojnë aplikimin e masave sindikale, “riaktivizimin e protestës”.

“Ky reagim vjen si pasojë e akumulimit të problemeve të krijuara në këtë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gatishmërisë së institucioneve për të zgjidhur problemet, të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë shërbim emergjent”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Zjarrfikësit edhe më parë kanë pasur protesta, ku kanë kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave, rregullimin e statutit të tyre. /KP/