Sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, do të ketë protestë nga zjarrfikësit.
“Protesta organizohet si reagim dhe shprehje të pakënaqësive të akumuluara vite më radhë dhe për shkak të humbjes së shpresës dhe durimit se diçka do të lëviz në plotësimin e kërkesave të artikuluara, kërkesa të bazuara në ligje, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Kosovës e që asnjëherë nuk u zbatuan dhe ky shërbim sot gjendet në gjendje të pa definuar, një gjendje alarmante konfuze që thuajse asgjë nuk funksionon”, thuhet në njoftimin nga Sindikata e Zjarrfikësve.
Protesta mbahet prej 11 e 30 dhe zgjatë deri në orën 12 e 30.