Zjarrfikësit e Mitrovicës pranuan një thirrje të mërkurën në mbrëmje. Kërkesa për ndihmë u erdhi nga pjesa veriore e qytetit që është përgjegjësi e kolegëve të tyre serbë.
Flakët kishin kapluar malet e fshatit Zhazhë, e atyre u duheshin pajisje shtesë, njofton Klan Kosova.
“Mbrëmë kemi pasur një intervenim në fshatin Zhazhë dhe ata kanë kërkuar ndihmë nga ne, bashkëpunimi mes neve dhe ata është i mirë”, ka thënë një pjesëtar i zjarrfikësve për Klan Kosovën
Në fakt zjarrfikësit shqiptarë ua kthyen të mirën që serbët ua bënë të dielën kur u dolën në ndihmë në fshatin Lipë.
“Në fshatin Lipë kemi pasur një rast të vështirë, por për fat veprimi ka qenë së bashku me pjesën veriore dhe kështu kemi bashkëpunuar”.
Edhe atje zjarri kishte shpërthyer në mal. U bënë bashkë shqiptar e serb dhe lokalizuan flakët.