Në një depo autobusësh në Essex të Anglisë, zjarrfikësit intervenuar për të shuar një zjarr që besohet të jetë shkaktuar qëllimisht.
Pasi shuan flakët dhe u siguruan që brenda nuk kishte njeri, tre anëtarë të ekipit nisën t’i shpëtojnë pëllumabat që kishin humbur kontrollin shkaku i tymit, transmeton Telegrafi.
Atyre iu dhanë pika uji si dhe i afruan një tub me oksigjen, derisa i hapën sytë dhe nisën të lëvizin sërish kokën.
Shpezët që jetonin brenda deposë, u vendosën në kulmin e një garazhe, pasi se të nisin të largohen duke fluturuar.
Veprimi i tyre është konsideruar heroik, ndërsa u pëlqye shumë prej shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, që videon e shpërndanë me shpejtësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/FImJU6QQAQ4