Zjarrfikësit në Karolinën e Veriut shpëtuan një gomar që ra nga një gropë dhe nuk mundi të dilte jashtë.
Departamenti i Zjarrfikësve deklaroi në një postim në Facebook se u angazhuan ekipet për të shpëtuar gomarin i cili u gjeti bllokuar në një gropë në qarkun Granville, transmeton Telegrafi.
“Ekipet e të gjithë agjencive punuan së bashku për të krijua një sistem ngritjeje për ta nxjerrë gomarin nga gropa”, thuhet në postim.
Gomari, me emrin Dora, u dërgua në vend të sigurt dhe nuk kishte pësuar lëndime. /Telegrafi/