Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike

Shumë kalimtarë rasti në qytetin Straubing në Gjermani thirrën zjarrfikësit pasi kur po kalonin afër një liqeni artificial i cili ishte ngrirë panë një mjellmë që nuk po lëvizte.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë 25 zjarrfikës të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ecur nëpër akullin e hollë për ta shpëtuar mjellmën.

Pas frikës së madhe se mos po bien në ujin e akullt, zjarrfikësit kuptuan se bëhej fjalë për një mjellmë plastike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version