Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, ankohen për mospërmbushjen e kërkesave të tyre

Zjarrfikësit e Kosovës këtë të enjte kanë nisur të protestojnë para objektit të Qeverisë, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Ata po kërkojnë rritje të pagave, pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit, pagesa për rrezikshmëri si dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.

Po ashtu ata po ankohen edhe për mungesë të makinerive dhe pajisjeve të tjera.

Zjarrfikësit thanë se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version