Telegrafi

Zjarrfikësit nxjerrin djaloshin që i kishte mbetur koka në divan (Video)

Një fëmijë kureshtar nga Guizhou i Kinës, është dashur të shpëtohet nga zjarrfikësit pasi i ka ngecur koka në divan.

Djaloshi katërvjeçar e ka gjetur një vrimë në ulëse, dhe ka vendosur të shikojë se çfarë ka brenda, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që ai të mbetet në pozitë të palëvizshme, duke mos mundur të largohet.

Pasi prindërit dhe të pranishmit tjerë nuk ia dolën ta nxjerrin, u kërkua ndihma e zjarrfikësve.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur divani shqyhet me gërshërë dhe djaloshi largohet i palënduar. /Telegrafi/