Komandanti i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale (NJZT) në Manastir, Kostadin Popovski në konferencë shtyp deklaroi se ekipet nga NJZT-Manastir gjatë kohës së intervenimit për sharjen e zjarrit çka ndodhi mbrëmë në Manastir, kanë qenë të penguar në punën e tyre nga banorët lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Popovski deklaroi se gjatë kohës së zjarrit në një shtëpi në rrugën “Ljubojno” nr.8 në Manastir, në pajtim me ligjin menjëherë kemi dërguar ekip me veturën për shuarjen e zjarrit në shtëpinë e cila ka qenë e kapluar nga zjarri, por për çudi të tyre kanë hasur në rezistencë nga popullata.
Gjatë zjarrit të mbrëmshëm në Manastir kanë qenë të djegura tri shtëpi, ndërsa njëra prej tyre ka qenë tërësisht e djegur, informojnë nga NJZT. /Telegrafi/