Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit në gjendje të rëndë, askush nuk po merret me ta

Foto: Arkiv

Përmes një letre publike Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës shfaqin ankesat e tyre të shumta në lidhje me gjendjen aktuale të këtij shërbimi.

Kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit shfaqin ankesat e tyre të shumta. Në këtë letër ata po kërkojnë pak vëmendje, gjë të cilën nuk e patën gjatë këtij viti.

Kjo letër i është dërguar kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të Financave, Avdullah Hotit, ministrit të Punëve te Brendshme Skender Hysenit, ministrit të Administratës Publike, Mahir Jagcilar, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, Agjencisë për Reagim Emergjent, AME dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Ata në këtë letër tregojnë për situatën për të cilën thonë se është e vështirë në të gjitha aspektet, si në atë legjislativ, organizativ dhe menaxhues.

Letra publike e zjarrfikësve

Letër të hapur publike për Institucionet

Të nderuar përfaqësues të institucioneve te Kosovës,

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës ne mbledhjen e fund vitit analizoi situatën e krijuar ne shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit e cila u cilësua si e rënd dhe ne një situatë mjaft te vështir ne te gjitha aspektet si ne aspektin, legjislativë, organizativ, dhe Menaxhues, sa i përket këtij shërbimi

Po ju drejtohemi me ketë letër te hapur publike pasi qe nuk patëm rastin te komunikojmë ne formë tjetër ,pasi qe disa here ju drejtuam me shkresa, ju njoftuam me situatën e rende qe ka kapluar shërbimin e zjarr fikjes dhe shpëtimit, por asnjëherë nuk pranuam përgjigjeje dhe nuk kuptuam asgjë për ketë gjendje te krijuar ,por vetëm heshtje dhe mos gatishmëri për te zgjedh problemet e akumuluara me vite te tëra .

Me ligjin për zjarrëfikje dhe shpëtim Ligji Nr. 04/ L-049 – 22 shtator 2011 ,zjarrfikësit janë staf i ministrisë ligj i cili asnjëherë nuk u implementua, mandej udhëzimi administrativ për transferim nga komunat ne MPB/ AME i NR. 21-2012 , gjithashtu i pa realizuar dhe nga tentimi për te bere një zgjidhje dhe shërbimi te funksionalizohet, gjerat u përkeqësuan edhe me shumë dhe ky Shërbim qe nga viti 2012 është ne mëshirën e askujt ,pa definim te kompetencave menaxhuese ,pa vije buxhetore dhe pa përkujdesje institucionale.

Ky vakum institucional i krijuar, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di pse dhe askush nuk interesohet për te zgjedhur problemet evidente te grumbulluara me vite ka shkaktuar indinjatë dhe revolt te kjo kategori e te punësuarve .

Te diskriminuar ne çdo aspekt, statusi i shërbyesve Civil ,ne kundërshtim me profesionin dhe specifikat e shërbimit, mos implementimi i ligjeve ne fuqi ,ligji i Punës ,ligji i shërbyesve civil ,ligji për mbrojtje dhe siguri ne punë, Nr. 04/L-161 ,si dhe aktet nen ligjore Rregullorja Nr.33/2012, për Shtesat në Pagë dhe Kompensime të Tjera të Nëpunësve Civil, e vështirësojnë edhe me shumë punën dhe drejtpërdrejt shkelin te drejtat e garantuara ligjërisht.

Mos implementimi i ligjeve , dhe mos definimi i kompetencave menaxhuese ne mes MPB/AME dhe Komunave ka rezultuar me shkelje dhe mos realizimit te drejtave dhe benifiteve, ku vlen te ceket se i vetmi shërbim emergjent ka koeficientin me te ulët te pagesës ne disa komuna 4.83 ky diskriminim ne raport me koleget e tyre ne komuna tjera ,mos kompensimi për orët jashtë orarit , për punën gjatë ndërrimit te natës ,festat shtetërore etj dhe gjithë here arsyetimi nga institucionet se janë obligime duke fajësuar njëra tjetrën, Ministria hedh përgjegjësin tek Komunat, e anasjelltas Komunat tek Ministria.

Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar mjaft probleme tjera teknike, si furnizimi me pajisje dhe mjete tjera te domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë ,si uniforma ,pajisje personale

mbrojtëse te cilat duhet te ofrojnë siguri ne punë ,te cilat mungojnë, janë te pa sigurta te pa kontrolluara periodikisht dhe sipas deklaratës se prodhuesit dhe te pa testuar ,te cilat drejtpërdrejti rrezikojnë shëndetin dhe jetën e Zjarrfikësve ,siç kemi lëndime te zjarrfikëseve te cilët edhe pse kanë pësuar lëndime ne vendin e punës ,te gjitha shpenzimet mjekësore është deshtë ti kryejnë vet ,pikërisht për shkak se askush nuk merr përgjegjësin ti kryej obligimet ,as Ministria e as Komunat

Kemi shpresuar se gjatë këtij viti do te behet zgjedhje ,por ne asnjë agjendë te Qeveris dhe ministrisë nuk kemi vërejt, se diçka është duke lëvizë ne drejtim te duhur ,kemi prit qe se paku te përcaktohet se kush është punëdhënësi dhe menaxhuesit e shërbimit edhe pse ligji për zjarrfikje dhe shpëtim është dashtë te procedohet ne kuvend por nuk ndodhi dhe gjendja vazhdoi me te vjetrën dhe kjo gjendje e pa pranueshme dhe e pa përballueshme, ku zjarrfikësit ndihen te anashkaluar ,te injoruar ,te përbuzur te pa vlerësuar te denigruar edhe profesionalisht ,ku ne vazhdimësi obligohen te kryejnë edhe pune tjera qe nuk i përket misionit te zjarrfikës dhe shpëtimit, si pastrimi i rrugëve ,ujitja e parqeve, dhe punë tjera.

Mos gatishmëria e institucioneve për te marr përgjegjësin për te siguruar kushte për pune ,organizimin e shërbimit dhe obligimet ligjore dhe plotësimin e kërkesave tona te drejta dhe legjitime për Sindikatën dhe zjarrfikësit janë te pa pranueshme dhe konsiderojmë se është momenti fundit qe kjo gjendje te tejkalohet dhe ky shërbim te arsyetoj themelimin, shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale , kështu si i tille nuk e arsyeton ketë epitet.

Prandaj apelojmë tek niveli qendror dhe lokal, qe te harmonizojnë qëndrimet te definohen kompetencat, te ndahen përgjegjësit, te sigurohet buxhet , zjarrfikësit nga Komunat furnizohen vetëm nga mjetet për mallra dhe shërbime , mjete te domosdoshme si derivate dhe për tjerat investime nuk behet fjalë , përndryshe jemi te shtrënguar qe te vemi masat sindikale ne veprim dhe në muajin Janar asgjë nuk do te përjashtohet edhe Grevë , sepse ne jemi te gatshëm qe për te shpëtuar jetën e qytetarëve te rrezikojmë jetën , por nuk jemi te gatshëm qe për shkak te neglizhencës se institucioneve te vejmë shëndetin dhe jetën ne rrezik , jeni përgjegjës për te ofruar kushte dhe pajisje qe sigurojnë pune te sigurt ,e drejt e garantuar edhe me ligje ne fuqi dhe me konventa ndërkombëtare te punës.

Shprsojm se do te na kuptoni dhe do te zgjidhet çështja e zjarrfikëseve ne mënyrë te drejt, siç e meriton si shërbimi jetik i domosdoshëm për siguri te qyteteve dhe shtetit ne përgjithësi

Exit mobile version