Telegrafi

Zjarrfikësit në betejën dyditëshe me flakët e gjata deri në dhjetë metra, që kapluan një depo (Video)

Pamjet nga droni, shfaqin depon që u ndez në rrethana të panjohura dhe nuk u shua për dy ditë me radhë.

Më se 50 zjarrfikës, u përballën me flakët gjigante që arrinin deri në dhjetë metra, në magazinën që shfrytëzohej prej një kompanie për dërgesa të shpejta në Northamptonshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Ekipet e para kanë arritur para mesnatës së të dielës, ndërsa ka pasur përforcime edhe prej regjioneve më të afërta.

Shkaku i zjarrit, që ishte i shpërndarë, është ndezur tërë objekti, që tani ka mbetur tërësisht i dëmtuar dhe duhet të rrënohet. Por, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Policia e ka arrestuar një të njeri, nën dyshimin për zjarr vënie të qëllimshme, por në mungesë provash e ka lëshuar të mbrohet në liri. /Telegrafi/