Zjarri që përfshiu papritmas një ndërtesë në Londër, është lokalizuar me vështirësi, nga më se 50 zjarrfikës.
Brenda objektit nuk ndodhej askush, teksa hapësira prej 25 metrave përreth është boshatisur menjëherë, transmeton Telegrafi.
Në drejtim të flakëve janë hedhur vrushkuj uji nga gjashtë kamion-cisterna, sepse brenda ishin disa bombola gazi, që mund të eksplodonin nga nxehtësia e madhe.
Ngjarja që ndodhi në njërën prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit anglez, ka shkaktuar shumë tollovi në trafik.
Më poshtë mund të shihet fillimi i përhapjes së flakëve, teksa shtëllunga të mëdha tymi shpërndaheshin në lartësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/fZEKStCYBKY