Çifti bashkëshortor nga Kina janë shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, pasi kishin ngecur për më shumë se katër orë kishin ngecur mbi traktor në ujërat e rrëmbyeshëm të një lumi.
Por, kjo nuk i zmbrapsi zjarrfikësit që rrezikuan jetën për të shpëtuar dyshen, që nga çasti në çast rrezikoheshin të rrëmbehen nga uji, transmeton Telegrafi.
Madje njëri prej zjarrfikësve ishte shumë afër vdekjes në një moment, kur përfundon nën ujë dhe mezi arrin të del në sipërfaqe për të marrë frymë.
Veprimi i zjarrfikësve është filmuar nga mediat kineze duke shpëtuar femerin Li Zhongqi dhe gruan e tij duke përdorur litar, ndërsa të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin pamjet kanë lavdëruar zjarrfikësit për punën dhe guximin e treguar.
Mediat lokale raportojnë se ujërat e rrëmbyeshëm në atë lumë ishin mbi dy metra të thella, kurse zëdhënësi i zjarrfikësve ka deklaruar se ekipit të tij i janë dashur mbi tri orë që ta përfundojnë me sukses misionin. /Telegrafi/