Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit kinezë po habitin botën me ushtrimet e tyre (Video)

Kërcimi në litar është një rutinë mjaft e mirë stërvitjeje, ndërsa puna në grup është padyshim arma më e mirë në çdo fushë.

Por zjarrfikësit kinezë i kanë çuar në nivele të reja të jashtëzakonshme këto dy disiplina, e videoja që vjen nga stërvitja e përditshme e zjarrfikësve të Shangait është e mahnitshme.

Instruktorët e qendrës stërvitore thonë se, kjo mënyrë stërvitjeje për punën në grup është mjaft efektive, pasi ata mësojnë se, nëse një prej zjarrfikësve gabon, ai dëmton të gjithë grupin, diçka që në punën e tyre reale kundër flakëve do të ishte katastrofike, transmeton tch.

Pavarësisht qëllimit të kësaj stërvitjeje unike, gjesti atletik i zjarrfikësve kinezë është fantastik dhe s’ka dyshim që ka bërë t’i kenë zili edhe gjimnastët më të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=y3oqNzPfjTE

Exit mobile version