Telegrafi

Zjarrfikësit kërkojnë ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga zjarri

Sot, zëvendës ministri për Vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, realizoi takim pune me udhëheqësit e Sindikatit të pavarur të zjarrfikësve të Maqedonisë (SPZM). Në takim u bisedua për numrin e madh të problemeve me të cilët ballafaqohen zjarrfikësit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si problem më të madh përfaqësuesit e sindikatës e cekën mënyrën e financimit të shërbimeve të tyre, më pas tendencën për numrin në rrënie të zjarrfikësve në Maqedoni, nevojën për ndryshime në Ligjin për zjarrfikës, si dhe pajisjen e pamjaftueshme dhe të vjetëruar të pjesëtarëve të njësive territoriale për zjarrfikës në Republikën e Maqedonisë.

Zëvendës ministri Dejan Pavlevski e ceku rëndësinë e NJTZ si element i rëndësishëm për shoqëri funksionale dhe të sigurt, dhe shprehu gatishmërinë e tij që nëpërmjet koordinimit në të gjitha institucionet kompentenete të fillohet procesi i zgjidhjes së problemeve të përmendura nga krerët e sindikatës për përmirësimine gjendjes në këtë sektor./Telegrafi/