Telegrafi

Zjarrfikësit kërcënojnë me grevë për çështjen e peshës

Sekretari i Sindikatave të Zjarrfikësve, Alan Paterson, ka thënë se zjarrfikësi veteran Kevin Ogilvie është dashur të riemërohet në pozita të tjera të punës pasi është konstatuar se është tepër i trashë për të shuar zjarret. Sindikata ka vendosur të organizojë një votim nëse duhet të veprohet me anë të grevës.

"Anëtarët tanë kanë ndërmarrë veprime sepse besojnë se sanksionimi ishte shumë i rreptë. Burri nuk ka bërë asnjë lloj krimi", ka thënë Paterson për “Reuters”.

"Pas 22 vjetësh shërbimi, ata kanë konstatuar se ai ishte i papërshtatshëm për detyra operimi dhe, në vend ta riemërojnë atë në një pozitë mbështetëse të ndonjë departamenti, ata kanë ndërmarrë veprimin më të lehtë për ta larguar nga puna", ka thënë Paterson.

Peter Murray, asistent i kryesuesit të zjarrfikësve në Aberdeen, ka thënë se shërbimi nuk do të krijojë një punë të re për një zjarrfikës, i cili nuk është i papërshtatshëm për të fikur zjarre.

"Standardet janë bukur të qarta. Ne kemi vende për gjimnastikë në të gjitha stacionet tona”, ka thënë ai.

"Secili individ i cili ka mundësinë të mbetet në formë të mirë trupore dhe vendos të mos bëjë ashtu, atëherë rregullorja për të qenë në formë të mirë ka për qëllim të mbrojë si organizatën ashtu edhe individin", ka thënë ai.