Vendi që disa ditë është duke u përballur me zjarre, të cilave u kanë kontribuar edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.
Me gjithë kushtet e rënda të punës, zjarrfikësit këto ditë kanë bërë maksimumin në shuarjen e zjarreve.
“Ky zjarrfikës, shuan etjen e tij, pas shuarjes së zjarrit, ndërsa shihet edhe i përgjakur gjatë luftës së tij me zjarret.
Kjo foto është bërë në Lladrovc, në pasditen e djeshme, përderisa zjarrfikësit e Malishevës, përballen me zjarret dhe kjo është përditshmëria e tyre në punë, pa orar, 24 orë në ditë në shërbim”, thuhet në postimin e komunës së Malishevës.
Edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka publikuar një fotografi në Facebook ku bën të ditur se zjarrfikës nga ky qytet kanë shkuar në malet e Rugovës, për të ju ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
“Ekipi e Zjarrfikësve nga Kamenica, po qëndron në malet e Rugovës, për të ju ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Mefa bashkë me kolegët e tij, po bëjnë punë të jashtëzakonshme.
Faleminderit për kontributin që jepni vazhdimisht!”, shkruan Kastrati. /Telegrafi/