Gjatë tentimit për të arritur majën e malit Olimp, një shtetas i Maqedonisë ka ngecur dhe ka shkaktuar reagimin e njësive të zjarrfikësve, të cilët tërë natën kanë punuar për ta gjetur 26 vjeçarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediave greke, shtetasi i Maqedonisë nuk ka patur pajisjet e duhura. Në një moment nuk ka ditur se nga t’ia mbajë, prandaj ka kërkuar ndihmë. Në misionin e gjetjes u kyçën 18 zjarrfikës nga Larisa, Litohori, Karteni dhe Selaniku.
Pas kërkimeve intensive, shtetasi i Maqedonisë është gjetur shëndosh e mirë./Telegrafi/