Telegrafi

Zjarrfikësit gjatë protestës sulmuan policinë, pamje kaotike nga qyteti spanjoll

Në përleshjen mes zjarrfikësve nga Galicia dhe policisë lokale në qytetin Ourence të Spanjës, janë lënduar disa persona, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, me hundë të thyer dhe disa kocka tjera.

Përplasja fizike kulmoi në protestën e zjarrfikësve, që sipas burimeve të policisë spanjolle, tentuan të futen në ndërtesën e komunës së qytetit Ourense, transmeton Telegrafi.

Zjarrfikësit gjatë protestës kanë gjuajtur policinë me mjete të ndryshme piroteknike, ku më pas është kundërpërgjigjur policia duke përdorur forcën.

Zjarrfikësit po protestonin për shkak të orarit të zgjatur, mungesës së personelit dhe pajisjeve dhe trajnimeve adekuate.

Këto kushte, ata pretendojnë se jo vetëm që rrezikojnë jetën e njeriut, por edhe pengojnë “aftësitë e tyre për të mbrojtur komunitetin”. /Telegrafi/