Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit e Tetovës në protesta, kërkojnë pagë më lartë

Foto: AIM

Protestë për të drejtat e njeriut kanë zhvilluar një pjesë e njësiti të zjarrfikësve të Tetovës me qëllimin që të tregojnë se duhet të paguhen sipas ligjit për zjarrfikësit. Rritja e pagës dhe të ardhurave për nderimin e punës, punës gjatë fundjavës dhe festave kërkojnë që të jetë më e lartë, gjegjësisht të jetë si në qytetet tjera të vendit.

“Edhe pse, nga viti 2005 njësiti i zjarrfikësve kaloi në pushtetin lokal, nuk ka përparim për të drejtat e tyre dhe përparim në mjetet teknike si mjetet bazë për punë. Puna e zjarrfikësve është puna që duhet të mos ketë pengesa kur të kryhen detyrat e punës. Megjithatë, ata janë të punësuar në sektorin publik dhe në këtë kuadër duhet që të drejtat e tyre të jenë në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë së punës dhe punët të cilët i kryen”, tha Goran Ristave nga Sindikata e pavarur e administratës shtetërore.

Sipas tij, disa herë pa sukses kanë tentuar që të komunikojnë me kryetaren e komunës Teuta Arifi për një takim në të cilën do të sqaroheshin vërejtjet në fushën e të drejtave të tyre.

Sindikata ka ngritur dhe procedurë gjyqësore kundër Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version