Njësia territoriale e zjarrfikësve të Tetovës nuk arrinë që në kohë t’i lokalizojë të gjitha zjarret në komunat rurale, pasi që janë shumë larg nga Tetova.
Komandanti Uka Aliti thotë se njësia e tij mbështetë pesë komuna të rajonit të Pollogut të poshtëm, që janë largë edhe deri 30 kilometër nga qyteti. Ai apelon që edhe komunat tjera të këtij rajoni të themelojnë stacionet e zjarrfikësve për t’u tejkaluar problemet e intervenimit të vonuar.
Disa komuna të rajonit të Pollokut të poshtëm kanë deklaruar për Tv Telma se nuk kanë mjete të mjaftueshme për të themeluar njësitë e zjarrfikësve.
Përndryshe, në gjashtë muajt e fundit, zjarrfikësit e Tetovës intervenuan 250 herë në Pollogun e poshtëm./TvTelma/Telegrafi/