Telegrafi

Zjarrfikësit e ndihmuan një adoleshente, e cila ishte pak e madhe që të ulej në luhajë

Adoleshentja që po vizitonte një park në Bradford të Anglisë, ka hasur në vështirësi që të dilte nga një luhajë në të cilën ishte ulur.

Përmasat e saj trupore, ishin pak të mëdha për hapësirën e ngushtë, andaj është dashur të intervenonin edhe zjarrfikësit për ta liruar, transmeton Telegrafi.

Në pamjet që janë shpërndarë në Snapchat, shihet e reja me veshje sportive, në vështirësi para miqve të saj, duke mos ditur se si të reagonte.

Derisa raportohet se ajo është larguar nga luhaja e pa lënduar, nuk bëhet e ditur forma se si vepruan zjarrfikësit për ta larguar mirë. /Telegrafi/