Adoleshentja që po vizitonte një park në Bradford të Anglisë, ka hasur në vështirësi që të dilte nga një luhajë në të cilën ishte ulur.
Përmasat e saj trupore, ishin pak të mëdha për hapësirën e ngushtë, andaj është dashur të intervenonin edhe zjarrfikësit për ta liruar, transmeton Telegrafi.
Në pamjet që janë shpërndarë në Snapchat, shihet e reja me veshje sportive, në vështirësi para miqve të saj, duke mos ditur se si të reagonte.
Derisa raportohet se ajo është larguar nga luhaja e pa lënduar, nuk bëhet e ditur forma se si vepruan zjarrfikësit për ta larguar mirë. /Telegrafi/