Telegrafi

Zjarrfikësit e Londrës publikojnë pamjet kur trotineti elektrik që po mbushej në kuzhinë shpërthen dhe shtëpia përfshihet nga zjarri

Kuzhina e një shtëpie në Londër u përfshirë nga zjarri kur një trotinet elektrik shpërtheu.

Bëhet fjalë për shtëpinë e punonjësit të sigurimit Dell Williams, 37-vjeç, i cili po mbushte trotinetin elektrik që e kishte blerë një ditë më parë në një ueb-faqe në internet, transmeton Telegrafi.

“Mashtrova vdekjen. Mos mbani trotinetet elektrik në shtëpi. Mbushini jashtë”, tha ai për mediat britanike.

Brigada e zjarrfikësve të Londrës, publikuan pamjet, ku shihet momenti kur trotineti përfshirë nga zjarri derisa ishte duke u mbushur në shtëpi në veriperëndim të Londrës.

U nevojitën pak sekonda që kuzhina të përfshihet nga zjarri. Në anën tjetër nga ky shpërthim për fat të mirë nuk është lënduar askush.

Sipas statistikave të autoriteteve lokale në Londër, vetëm gjatë një jave tetë raste të tilla janë raportuar në këtë komunë. /Telegrafi/