Shkaku i dy vatrave gjigante të zjarrit, që po digjen në periferi të Canberra në Australi, zjarrfikësit po e kanë të pamundur të intervenojnë.
Derisa këto vatra janë kthyer në të ashtuquajtura stuhi zjarri dhe po djegin gjithçka po iu del përpara, janë duke u zhvilluan në masë të madhe dhe po i afrohen kryeqytetit australian gjithnjë e më shumë, transmeton Telegrafi.
Nëse vazhdojnë të digjen në këtë formë, pasojat do të jenë më të mëdha se ato të zjarreve të vitit 2003, që i dogjën rreth 500 shtëpi.
Janë afro 33 mijë hektarë që po digjen në një luginë afër kryeqytetit, që është e pamundur të bëhet ndonjë intervenim nga toka, që të shuhen flakët.
Temperatura shkaku i zjarrit, në atë zonë është duke arritur deri në 41 gradë Celsius, duke iu bërë zjarrfikësve edhe më të vështirë qëndrimin në afërsi.
Moti i ngrohtë dhe thatësia e madhe, po e favorizojnë zgjerimin e flakëve, që janë ndër më të mëdhatë në sezone djegiesh. /Telegrafi/