Telegrafi

Zjarrfikësit dhe Bashkia e Shkupit gjejnë zgjidhje për problemin me pagat

Foto: Ilustrim

Zjarrfikësit dhe Bashkia e Shkupit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e pagës për zjarrfikësit.

Problemi do të zgjidhet duke nënshkruar rregullore, ndërsa sipas kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, problemi duhet të zgjidhet me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shilegov tha se zjarrfikësve do t’u paguhet kompensim retroaktiv për pagat për të gjithë vitin 2020, ndërsa rritja e pagës për muajin dhjetor do t’u paguhet në fillim të muajit janar.

“Në ndërkohë duhet me Ministrinë e Mbrojtjes t’i përfundojmë dokumentet juridike, që Qeveria dihet t’i sjellë me qëllim që mjetet që disponon Bashkia, ligjërisht t’i kthejmë si rritje pagash”, tha Shilegov.

Ndryshe, zjarrfikësit gjatë ditëve të kaluara disa herë kanë protestuar duke kërkuar t’u paguhen mjete shtesë për shkak të rrezikut të punës së tyre./Telegrafi/