Një vajzë e vogël, vetëm 2-vjeçe, u desh të shpëtohej nga zjarrfikësit, pasi kishte ngecur brenda makinës larëse.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet në verilindje të Kinës, ndërsa vajza kishte ngecur aty, teksa përpiqej të fshihej gjatë lojës.
Siç shihet edhe nga video, zjarrfikësve iu është dashur të çmontojnë makinën larëse, për ta nxjerrë vajzën prej andej, transmeton tema. I gjithë procesi, zgjati thuajse 20 minuta.