Telegrafi

Zjarrfikësit arrijnë ta shpëtojnë një qen në Prishtinë, kishte rënë në hapësirën e një kompleksi banesor të mbushur me ujë

Ndërtimet e komplekseve banesore në Prishtinë, të cilat janë ndërprerë për arsye të ndryshme, përveç që po rrezikojnë jetën e qytetarëve, po rrezikojnë edhe atë të kafshëve.

Sot në afërsi të shkollës “Elena Gjika” një qen ka rënë në hapësirat e mbushura me ujë të një kompleksi banesor punimet e të cilit janë ndërprerë tash e sa kohë.

Qytetarët të cilët kanë dërguar fotografi dhe video në adresë të Telegrafit, kanë treguar se kanë telefonuar zjarrfikësit të cilët kanë ardhur dhe kanë arritur ta shpëtojnë qenin. /Telegrafi/