Site icon Telegrafi

Zjarrfikësit amerikanë shpëtuan lopën që ishte bllokuar për 24 orë në baltë

Zjarrfikësit nga Florida liruan një lopë e cila ishte bllokuar në baltë për më shumë se 24 orë.

Pas marrjes së një telefonate, zjarrfikësja e qarkut Seminole shkuan në vendngjarje.

Bëhet fjalë për zjarrfikës që kanë kaluar trajnime të specializuara për shpëtimin e kafshëve të mëdha shtëpiake.

“Fatmirësisht, kjo lopë u tërhoq në mënyrë të sigurtë”, tha zjarrfikësi Gavin Schmidt, i mbiquajtur “pëshpëritësi i lopës” nga kolegët e tij, pasi u fotografua duke i dhënë kafshës së dëshpëruar ujë të ftohtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version