Në Hubei të Kinës, një zjarrfikës nuk mundi të shpëtonte të gjithë punëtorët nga një fabrikë ilegale që ishte kapluar nga flakët.
Megjithëse u mundua me të gjitha forcat, së bashku me njësitin e tij, gjashtë persona – përfshirë gruan e tij – mbetën të vdekur, kurse një tjetër i lënduar rëndë, transmeton Telegrafi.
I dëshpëruar me ngjarjen, ai është ulur në tokë dhe qante i pashpresë.
Ende nuk dihen motivet e ndezjes, derisa po bëhen hetime intensive lidhur me rastin. /Telegrafi/