Telegrafi

Zjarrfikësi ‘Spiderman’, për 30 sekonda u ngjit deri në katin e nëntë (Video)

Burri i njohur vetëm si Alejandro nga një njësit i zjarrfikësve në Madrid të Spanjës, është ngjitur në ndërtesën me nëntë kate – për vetëm 30 sekonda.

Derisa 45-vjeçari kërcente nga njëri nivel në tjetrin, kolegu i tij shkallëve arriti te caku për disa sekonda më vonë, transmeton Telegrafi.

Ata kishin vënë bast se në çfarë forme do të arrihet më shpejtë deri te kulmi, ndaj vendosën të sfidohen në këtë mënyrë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet zjarrfikësi që po quhet “Spiderman”, për aftësinë e ngjitjes si merimangë.

“E dinim që ishte alpinist, por nuk mendonim se është kaq i shpejtë”, ka thënë një koleg e tij, që e kishte sfiduar për të bërë këtë veprim. /Telegrafi/