Telegrafi

Zjarrfikësi “shkaktonte zjarrvënie për të fituar pas orarit”

Pawol Leszek, 18-vjeçar, supozohet se i ka vënë zjarrin një ferme në Studzianki dhe më pas ka shkuar në stacionin lokal për t’iu bashkuar zjarrfikësve në shuarje, ku ka fituar 2.5 euro për orë si zjarrfikës vullnetar.

Policia ka thënë se ai ka djegur edhe dy ferma tjera brenda dy javësh në tentim për të fituar më shumë para, por është kapur pasi që një banor lokal e ka parë duke ia futur zjarrin fermës së dytë.

Leszek është paditur për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikim të sigurisë publike.

Zëdhënësi i policisë vendore ka thënë: "Ai ka pohuar se vetëm ka dashur të fitojë më shumë para për t’i blerë të dashurës së tij një dhuratë për ditëlindje".