Telegrafi

Zjarrfikësi rrezikon jetën për të nxjerrë djaloshin që kishte rënë në pus (Video)

Në Henan të Kinës, një zjarrfikës i paidentifikuar është lëshuar në pus që të shpëtojë pesëvjeçarin që kishte përfunduar poshtë.

Fëmija ka qenë duke luajtur, kur e ka humbur kontrollin dhe ka rënë pusin 10 metra thellë, trasnemton Telegrafi.

Derisa ai qante pa pushim, zjarrfikësit provuan për 40 minuta teknika të ndryshme, derisa njëri prej tyre kërkoi t’ia lidhnin këmbët dhe ta lëshojnë ngadalë teposhtë.

Në videon e publikuar, shihet momenti emocionues kur fëmija i lagur nga uji, qanë i tmerruar nga ajo që ndodhi. /Telegrafi/