Telegrafi

Zjarrfikësi largohet nga puna për shkak të trashësisë

47-vjeçari Ogilvie nuk ka arritur të humb ndonjë kilogramë gjatë periudhës të cilës i është dhënë në dispozicion, e pesha e tij e ka penguar në kryerjen e punës.

Njësia e zjarrfikësve në qytetin Grampian, pjesë e Skocisë, fillimisht ia kishte dorëzuar vendimin për largimin nga puna në mars të vitit të kaluar, pas 22 vitesh në shërbim. Drejtoria kishte filluar të brengoset për sigurinë e tij dhe të kolegëve, kur Ogilvie kishte arritur peshën prej 130 kilogramësh.

Zjarrfikësit e inatosur kishin kërcënuar me greva, në shenjë solidariteti me Ogilvien, që rezultoi me vendimin për tre muaj shtesë punë gjatë së cilës periudhë do të humbiste në peshë. Pasi që nuk ia kishte dalë, Ogilvien e kishin larguar nga vendi i tij i punës.

Njësia e zjarrfikësve të qytetit Grampian ka deklaruar se politika e tyre për gjendjen e të punësuarve është e qartë dhe se vendimi është marrë pasi që Ogilviet i është ofruar përkrahje.

Megjithatë, eksperti për ushqim i cili e ka krijuar programin për Ogilvien, thotë se me dietën e tij ai do të arrinte të humb peshën, por në periudhën prej nëntë deri në 12 muaj, e jo brenda vetëm tre muajsh. Ai gjithashtu ka theksuar se Kevini ka arritur të ketë një avancim të theksuar brenda gjashtë javëve.

Vet zjarrfikësi, i cili jeton në Aberdeen, ka refuzuar të jap ndonjë koment për rastin.