Telegrafi

Zjarrfikësi ia vë flakën stacionit!

Fatkeqësia ka ndodhur kur një pjesëtar i ekipit të guximshëm ka mbetur në stacion, dhe ka filluar me përgatitjen e darkës për kolegët e tij, të cilët kanë qenë në terren.

Në gjysmë të përgatitjes, ai është thirrur të paraqitet në vendin e ngjarjes, e duke u ngutur ka harruar ta ndalte gazin.

Zjarrfikësit kanë tentuar ta shuajnë zjarrin në stacionin e tyre me dhjetë automjetet që kishin në dispozicion. "Beteja ka qenë e kotë", ka thënë njëri prej zjarrfikësve, derisa i tërë stacioni është bërë rrafsh me tokë.