Site icon Telegrafi

Zjarrfikësi i veshur si Njeriu Merimangë shpëton djaloshin

Arsimtarët e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta kanë thirrur policinë kur e kanë parë një djalosh tetëvjeçar të frikësuar se si rrinte ulur në skaj të katit të tretë të ndërtesës dhe i cili refuzonte të hynte brenda. Përpjekjet e arsimtarëve kanë qenë të kota derisa e ëma e djaloshit nuk e ka përmendur se djali i saj është adhurues i flaktë i Njeriut Merimangë – Spidermanit.

Zjarrfikësi Sonchai Yoosabai është kthyer me shpejtësi në stacionin e zjarrfikësve dhe është veshur si Spidermani. Në momentin që djaloshi e ka parë zjarrfikësin e maskuar me ato rroba është ngritur dhe e ka përqafuar.

Sonchai Yoosabai ka sqaruar se ruan kostumin e Spidermanit në stacion, me të cilin kohë pas kohe ua ngrit shpirtin kolegëve të tij gjatë ushtrimeve.

Exit mobile version