Site icon Telegrafi

Zjarrfikësi hero, nga mëngjesi e deri në orët e vona në krye të detyrës – duke punuar në nxjerrjen e personave nga rrënojat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto të një zjarrëfikësi nga Vlora, i cili është duke kërkuar për persona nën rrënojat e ndërtesave, rrënoja që u shkaktuan nga tërmeti shkatërrues që ndodhi mëngjesin e ditës së martë në Shqipëri.

Ky zjarrfikës është duke kërkuar njerëz që nga orët e para të mëngjesit e deri më tani, duke luftuar me rrënojat e ndërtesave që të shpëtojë sa më shumë persona të jetë e mundur.

Kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar këtë hero të vërtetë.

Postimi i Ramës:

Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.

Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni. E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.

Deri në frymën e fundit për frymën e fundit??#HERO❤️

Exit mobile version